Vijojnë deshmitë në Hagë, juristi amerikan Paul Williams rrëfen njohjen me Thaçin në Rambuje

Vijojnë deshmitë në Hagë, juristi amerikan Paul Williams rrëfen njohjen me Thaçin në Rambuje

Juristi amerikan, Paul Williams është dëshmitari i dytë në  kuadër të mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Williams ka thënë se ka punuar në mënyrë intensive me anëtarët e delegacionit të Kosovës në Rambuje, por edhe me diasporën shqiptare gjatë bisedimeve që u zhvilluan atje. Ai, para trupit gjykues në Hagë, ka deklaruar se sa i takon Rambujesë i është kërkuar nga Fehmi Agani, që të përpilojë dhe të përgatisë  dokumentin që të ishte sa më gjithëpërfshirëse që Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të kishte të gjitha përgjegjësite për të zbatuar mandatin e tij. “Gjatë dy ditëve të para, sa isha në kështjellë, më ftuan që t’i jepja një prezantim delegacionit kosovar për katër tema. Tema e katërt ishte juridiksoni dhe aktivitetet pra hetimet,...