Rama prezanton nesër programin, seancë maratonë në parlament, ministrat betohen të premten përpara Begajt

Rama prezanton nesër programin, seancë maratonë në parlament, ministrat betohen të premten përpara Begajt

Nesër në orën 10:00 kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të prezantojnë në parlament programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Konferenca e kryetarëve e mbledhur për këtë qëllim ka vendosur që çdo deputet ka të drejtë të flasë 10 minuta.Lexo edhe :Related Posts Rregullorja ka vetëm dy përjashtime; kryeministri e ka kohën e diskutimit pa limit dhe lideri i opozitës ka të drejtë të flasë po aq sa lideri i mazhorancës. Tradicionalisht në seancën për votëbesimin e qeverisë flasin të gjithë deputetët, ndaj pritet që mbledhja e parlamentit të nisë të enjten e të mbyllet ditën e premte. Pasi të votohet në parlament kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij do të betohen të premten para presidentit të Republikës...