Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ish-kampioni i arteve marciale tërhiqet nga gara presidenciale në Irlandë, çfarë ndodhi?
Ish-kampioni i arteve marciale mikse, Conor McGregor, është tërhequr nga gara për presidencën e Irlandës, duke e quajtur procesin e nominimit një “këmishë force” që pengon një garë të vërtetë demokratike. “Pas një reflektimi të kujdesshëm dhe konsultimeve me familjen time, po tërhiqem nga kjo garë presidenciale”, shkroi ai në platformën X të hënën në mëngjes. “Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por është i duhuri në këtë moment”. Megjithëse presidenca në Irlandë është kryesisht një post simbolik me mandat shtatëvjeçar, McGregor kishte premtuar se do të kufizonte emigracionin për të mbrojtur “kulturën irlandeze” dhe për t’i dhënë pushtetin “përsëri popullit”. Ai shpresonte të përdorte ndikimin e madh në rrjetet sociale (ka mbi 10 milionë ndjekës në X) si dhe mbështetjen e Elon Musk...