“Problemi kryesor i opozitës është…”/ Politologun Hasimja nuk kursen kritikat për PD: I duhet punë gjigande

“Problemi kryesor i opozitës është…”/ Politologun Hasimja nuk kursen kritikat për PD: I duhet punë gjigande

I ftuar në Report Tv, në studion e ‘Sot Live në Shqipëri’, Hasimja u shpreh se opozita duhet të bëjë një punë të jashtëzakonshme, dhe bëri kritika në këtë drejtim. Sipas tij, puna e Partisë Demokratike duhet të jetë kolosale, por në fakt nuk po bën asgjë. Hasimja e sheh shpresën tek partitë e vogla. Ermal Hasimja: “Opozita ka problemet e veta. Problemi kryesor i opozitës ose sfida më e madhe është mungesa e besueshmërisë. Sfida kryesore e opozitës, dhe detyra njëkohësisht, nuk është që të bindë shqiptarët që qeverisja aktuale është e korruptuar, çështja është çfarë mund të bësh si opozitë, çfarë besueshmëri mund të krijosh ti që ta ndryshosh gjendjen dhe nuk është e lehtë ta bësh këtë gjë. Opozitës i duhet që të...