Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kryebashkiaku i Cërrikut pritet të votohet si Ministër i Qeverisë ‘Rama 4’! Caktohet kryetari i komanduar (Emri)
Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh ditën e sotme (17 Shtator) ku u miratua ndërprerja e parakohshme e mandatit të kryetarit të Bashkisë, Andis Salla. Ky vendim vjen pas emërimit të Andis Sallës në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë “Rama 4”, lajm i cili u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së më 11 Shtator. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli vendosi të komandojë në krye të institucionit Florenc Doko, një emër i njohur për qytetin e Cërrikut. Ky i fundit ka mbajtur më parë poste si në bashki, ashtu edhe në institucione të tjera publike.