Dorëheqja e Dredhës, ja kur votohet në Këshillin Bashkiak për kryetarin e ri të komanduar

Dorëheqja e Dredhës, ja kur votohet në Këshillin Bashkiak për kryetarin e ri të komanduar

Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 14:40 Më 22 shtator do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, ku do të diskutohet në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve. Tre nënkryetarët janë: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo. Data u caktua në mbledhjen e sotme të kryesisë së këshillit bashkiak. Dredha ka qenë kryebashkiaku më i kritikuar nga Edi Rama, madje publikisht edhe në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste në oborrin e selisë rozë.