BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

Bashkimi Evropian (BE) e ka shpalosur të mërkurën planin e tij më të ashpër deri tani për t’i bërë trysni Izraelit që ta përfundojë luftën në Rripin e Gazës, ku palestinezët po detyrohen të ikin nga tanket, dronët dhe trupat izraelite që po futen gjithnjë e më thellë në enklavën bregdetare të shkatërruar nga lufta gati dyvjeçare. Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, u bëri thirrje 27 vendeve anëtare t’i rrisin tarifat ndaj disa mallrave izraelite dhe të vendosin sanksione ndaj 10 drejtuesve të Hamasit, kolonëve izraelitë dhe dy anëtarëve të kabinetit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu: ministrit për Siguri Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave Bezalel Smotrich. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. “Ne...