Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpopullim me ritme të larta, bie ndjeshëm numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte
Numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte në Shqipëri ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, duke reflektuar realitetin demografik dhe social të vendit. Në vitin 2014 në kopshtet e vendit ishin të regjistruar mbi 82 mijë fëmijë, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka rënë në rreth 66 mijë. Rënia është e dukshme dhe shpjegon shumë për transformimet që po kalon shoqëria shqiptare. Ajo që bie më shumë në sy është boshatisja e fshatrave. Në vitin 2014-të në kopshtet rurale frekuentonin mbi 38 mijë fëmijë, ndërsa sot janë vetëm rreth 22 mijë. Pra, në një dekadë fshati ka humbur pothuaj gjysmën e vogëlushëve që dikur mbushnin klasat parashkollore. Ky fenomen lidhet ngushtë me emigrimin, lëvizjen e familjeve drejt qyteteve, por edhe plakjen e...