Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kush do të zëvendësojë Ermal Dredhën? Ja kur mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës për të caktuar drejtuesin e ri…3 kandidatët (EMRAT)
Vlorë VLORË- Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet më datë 22 shtator për të dikskutuar në lidhje me dorëheqjen e kryebashkiakut Ermal Dredha, dhe për zgjedhjen e një kryetari të përkohshëm në detyrë. Në krye të këtij institucioni do të vendoset njëri prej 3 nënkryetarëve: Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo. Halili u emërua në detyrë nga vetë Dredha, pak para se të firmoste dorëheqjen e tij. Kryesia e Këshillit Bashkiak Vlorë u mblodh paraditen e sotme, në orën 11:00, me rend dite: "Caktimi i nënkryetarit që do të ushtrojë përkohësisht detyrën e kryetarit të Bashkisë Vlorë. Sipas ligjit, "Për vetëqeverisjen vendore", në raste te tilla Këshilli Bashkiak duhet te caktojë një nga nënkryetarët e bashkisë që do te ushtroje funksionet e kryetarit...