“Manifestimet treguan se liria ka zë”, flet ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko

“Manifestimet treguan se liria ka zë”, flet ambasadori i Shqipërisë në Hagë, Artur Kuko

Qindra qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora e veshën Hagën kuqezi për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë vendimtare të gjyqit. Ambasadori i Shqipërisë në Holandë, Artur Kuko, tha për mikrofonin e RTSH se fuqia e manifestimeve shprehu me zë të lartë se liria ka emër. “Liria foli me zë të lartë, të fortë dhe të kthjellët, siç mund ta keni parë gjatë manifestimit të ditëve të fundit. Më lejoni të shpreh ndjenjën time besimplotë që drejtësia do të vendoset më shpejt sesa më vonë. Shpresoj shumë që brenda 6–7 muajve të ardhshëm të ketë një përgjigje që do të na gëzojë të gjithëve. Jam pjesë e atij zëri të lartë, të fortë dhe të kthjellët,” u shpreh ambasadori Kuko. Diplomati ndër të tjera foli...