Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Protesta në Londër për vizitën e Trump: Tirani erdhi për çaj…
Vizita e dytë shtetërore e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar debate të mëdha në opinionin publik londinez. Shumë e konsiderojnë këtë vizitë si një akt të domosdoshëm diplomacie, por jo të gjithë e mirëpresin atë. Në qendër të vëmendjes ishin edhe protestat. Policia konfirmoi arrestimin e katër personave, pasi projektuan imazhe të Trump-it dhe Jeffrey Epstein në kullën e Kalasë së Windsorit. Londinezët ndahen në dy kategori: ka nga ata që e mbështesin Trump, ndërsa të tjerë janë kritikë. “Mendoj se bën një punë të mirë për atë që bën. Po përpiqet ta bëjë Amerikën përsëri të madhe dhe kemi nevojë për dikë të tillë në Angli. Jam i lumtur që është këtu. Nuk e kuptoj përse bëhen protestat, vërtet.”...