U nda nga jeta gjuhëtarja e njohur, Hëna Pasho

U nda nga jeta gjuhëtarja e njohur, Hëna Pasho

Akademia e Shkencave e Shqipërisëbëri me dije se është ndarë nga jeta prof. dr. Hëna Pasho. Gjuhëtarja e shquar, prof. dr. Hëna Pasho lindi në vitin 1941 në Përmet. Kreu shkollën e mesme pedagogjike “17 Nëntori”, Tiranë, dhe më pas studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë shqipe e letërsi, të cilat i përfundoi me rezultate shumë të larta në vitin 1966. Për 3 vjet punoi si mësuese dhe si drejtuese shkolle në Përmet. Në vitin 1969 fillon punë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, kurse në vitin 1972 fillon punë në sektorin e terminologjisë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, ku punoi deri në vitin...