Tension në ajër, avioni i pasagjerëve i afrohet “Air Force One” të Donald Trump, pilotët urdhërohen të ndryshojnë kurs

Tension në ajër, avioni i pasagjerëve i afrohet “Air Force One” të Donald Trump, pilotët urdhërohen të ndryshojnë kurs

Një incident që ngriti shqetësime për sigurinë ajrore ndodhi ditën e djeshme në hapësirën ajrore të SHBA-së, kur një avion pasagjerësh iu afrua më shumë se sa duhej avionit presidencial Air Force One, në të cilin ndodhej Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë udhëtimit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas raportimeve,  avioni presidencial “Boeing 747”, i cili po fluturonte mbi Nju Jork, vuri re një aeroplan të “Spirit Airlines” që fluturonte në një kurs të ngjashëm. Kontrollorët e trafikut ajror ndërhynë menjëherë, duke urdhëruar pilotët e Spirit të ndryshonin kurs për të shmangur çdo afrim të rrezikshëm me avionin presidencial. Edhe pse distanca midis dy avionëve mbeti brenda kufijve të sigurisë dhe nuk kishte rrezik të menjëhershëm për përplasje, pilotët e Spirit Airlines, që po udhëtonin nga Fort Lauderdale drejt Bostonit,...