Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro. Zbardhet programi i qeverisë që do paraqesë Rama në Kuvend. Ja projektet në infrastrukturë

Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro. Zbardhet programi i qeverisë që do paraqesë Rama në Kuvend. Ja projektet në infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në Parlament programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në një seancë maratonë që do të nisë nesër dhe do të përfundojë pasnesër me votimin e kabinetit qeveritar, kreu i qeverisë do të bëjë publike piketat ku do të mbështetet ekzekutivi në mandatin e katërt qeverisës. Në dokumentin që Top Channel disponon parashikohet që gjatë katër viteve të ardhshme të ardhurat për frymë të shkojnë në 15 mijë euro, pesëfishi i atyre që ishin një dekadë më parë. Rroga mesatare parashikohet të kalojë kufirin e 1 mijë eurove, ndërkohë që rroga minimale vitin e ardhshëm do të bëhet 500 euro. Sa i përket pensioneve deri në 2030 parashikimi i qeverisë është që pensioni mesatar të jetë 400...