Inflacioni bazë frenoi në gusht, pas pesë muajsh radhazi në rritje

Inflacioni bazë frenoi në gusht, pas pesë muajsh radhazi në rritje

Inflacioni bazë pësoi një rënie të lehtë në muajin gusht, duke ndalur një cikël rritjeje për pesë muaj radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë ra në 2.84%, nga 2.91% që kishte qenë për korrikun.Megjithatë, inflacioni bazë vazhdon të jetë rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kishte qenë në nivelin 2.37%Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024.Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni...