No Image Available

Lirohet brezi 700Mhz në Shqipëri për përdorim nga teknologjia 5G

I është hapur rruga zbatimit të rrjetit 5G përmes lirimit të frekuencave të digital dividentit dy (DD2), ku përfshihet brezi i frekuencave nga 694 MHz në 790 MHz. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar për konsultim publik një projektligj, i cili synon të sigurojë vazhdimësinë  e shërbimeve të medias audiovizive pas lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nga ana e tyre. Duke qenë se brezi 700 MHz është aktualisht në përdorim nga mediat audiovizive, këto të fundit do të kenë kompensim financiar të pjesshëm të kostove që shkakton procesi i lirimit të brezit 700 MHz, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e marrjes nga publiku të të gjitha programeve televizive që transmetohen nëpërmjet rrjeteve tokësore, pas lirimit të brezit 700 MHz. Brezat kryesorë...