Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi ndaj ndërtuesit shqiptar/ Viktima kishte bërë tre denoncime

Vrau ish-gruan me thikë, shtyhet gjyqi ndaj ndërtuesit shqiptar/ Viktima kishte bërë tre denoncime

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 16 maj 2024 në zonën e Akarnes, në Atikë të Greqisë. Sipas Prokurorisë, autori – një 51-vjeçar, Eduart Danaj u drejtua në banesën e ish-bashkëshortes së tij 40-vjeçare, Enkelejda Danaj në Menidi, duke fshehur një thikë nën rrobat e tij.  Rreth orës 6 të mëngjesit, në momentin kur gruaja po dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, ai e sulmoi dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë. Viktima humbi jetën në vend si pasojë e plagëve të shumta.  Sipas raportimeve të gazetës Protothema, ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan dëmtime të rënda nga arma e ftohtë në pjesë të ndryshme të trupit.  Sot nisi gjyqi ndaj të pandehurit para Gjykatës së Përzier me Juri, ku vajza e viktimës – njëherazi edhe vajza e autorit të dyshuar...