Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Programi qeverisës ‘Rama 4’/ Nga ‘Paqja fiskale’, 2 mld euro kredi dhe garanci për biznesin, te taksa dhe TVSH zero për..
Shqiptarja.com ka siguruar programin që do të prezantojë kryeministri Edi Rama në seancën e nesërme maratonë në Kuvend. Një prej shtyllave kryesore të programit është rritja ekonomike dhe e qëndrueshme. Qeveria Rama 4 synon të rrisë të ardhurat për frymë për qytetarët me rreth 40%, duke i çuar në 15.000 euro deri në vitin 2029. Synohet rritja ekonomike me rreth 4% në vit duke e çuar prodhimin e brendshëm bruto në 35 miliardë euro deri në fund të mandatit. Siç e pati paralajmëruar edhe gjatë fushatës, përmes programit ekonomik, qeveria e PS synon të çelë një kapitull të ri bashkëpunimi me sipërmarrjen shqiptare përmes marrëveshjeve disa-vjeçare të lehtësimit tatimor dhe nxitjes së deklarimeve të rregullta duke zbatuar “Paqen Fiskale” 2026–2029: faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet;...