Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Dajko do të lexojë aktet tona”, Lapaj: Do të përfaqësohemi ndryshe… me juristë
Në një intervistë në A2 Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN, kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, hodhi akuza të forta ndaj sistemit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një mekanizëm me “dy standarde”. Lapaj kujtoi se para zgjedhjeve subjekti i tij politik kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit ndaj shumë forcave të tjera, duke hyrë në proces me lista të hapura dhe duke vendosur edhe kandidatë fiktivë, në mënyrë që qytetarët të kishin zgjedhje reale. Sipas tij, kjo strategji u përkrah nga mbi 64 mijë votues, çka e bëri lëvizjen një nga forcat më domethënëse antisistem në vend. Megjithatë, pas zgjedhjeve, sipas Lapajt, marrëveshja e bërë me qytetarët nuk u respektua. “Ky është një sistem që nuk të lë të garosh. Madje, edhe...