Izraeli nuk tërhiqet: Banorët e Gaza City-t do të largohen, do t’u hapim rrugë të re

Izraeli nuk tërhiqet: Banorët e Gaza City-t do të largohen, do t’u hapim rrugë të re

Izraeli nuk jep shenja tërheqjeje nga ofensiva e tij në qytetin e Gazës. Në vend të kësaj, ai pretendon se do t’u krijojë banorëve mundësinë të largohen përmes hapjes së një rruge të re kalimi të përshkruar si të sigurt. “Ne po hapim një rrugë të përkohshme transporti përmes kalimit Salah al-Din. Korridori do të mbetet i hapur vetëm për 48 orë duke nisur nga mesnata e së enjtes”, shprehet Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite. Deri më tani, IDF-ja u kishte bërë thirrje banorëve që të largoheshin nga Qyteti i Gazës përmes rrugës buzë detit drejt asaj që e cilëson si “zonë humanitare” më në jug, përfshirë pjesë të Al-Mavasit. Rruga Salah al-Din kalon përmes Rripit të Gazës nga veriu në jug. OKB-ja vlerësoi...