Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, kush janë emrat e prokurorëve më potencialë që mund të pasojnë Altin Dumanin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për kreun e ri të SPAK, ku kandidatët që duan të marrin pjesë, kanë 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka bërë publike disa nga emrat potencialë që lakohen nga kolegët e tyre, të cilët mund të hyjnë në garë për të drejtuar SPAK, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Altin Dumani. Sipas saj, janë 20 emra prokurorësh, por vetëm 18 prej tyre mund të futen në garë, pasi Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk u lejohet më të konkurrojnë pasi e kanë mbajtur më parë këtë detyrë. Disa nga emrat më potencialë që mund t’i futen kësaj gare, janë Kodian Braho, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Elvin Gogaj,...