Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Fëmijët në qendër të sigurisë rrugore gjatë Javës Europiane të Lëvizshmërisë
Në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë 2025, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me DPSHTRR, Kryqin e Kuq dhe partnerë të tjerë organizoi një aktivitet edukues me fokus tek siguria rrugore për fëmijët. Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan demonstrime interaktive, ushtrime mbi sinjalistikën rrugore si dhe trajnime mbi ndihmën e parë, duke e bërë të prekshme për fëmijët rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit. Në mesin e fëmijëve që morën pjesë ishte edhe kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili theksoi se siguria në rrugë nis nga edukimi i brezit të ri, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vizionit për një qytet më të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë.