Prokuroria konfiskon pasuritë e shqiptarit të arrestuar në Londër për drogë (Emri)

Prokuroria konfiskon pasuritë e shqiptarit të arrestuar në Londër për drogë (Emri)

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive të familjarëve të Fatjon Dautajt, i cili ndodhet në arrest në Mbretërinë e Bashkuar për një sërë veprash penale të rënda. Njoftimi Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Pas sekuestrimit të...