PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend, AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se mazhoranca socialiste ka hartuar një plan kufizues për gazetarët dhe mediat në seancat plenare. Sipas njoftimit të bërë nga AGSH, planifikohet që kamerat nuk do të lejohen në seancat plenare dhe do të kufizohet aksesi i gazetarëve në oborrin e parlamentit. Organizata u ka bërë thirrje nismëtarëve që të tërhiqen nga ky vendim dhe opozitës që të mos e lejojë këtë kufizim pasi oborri i Kuvendit është ishulli i vetëm pa regji që u ka mbetur mediave. Reagimi i plote Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është informuar për një plan të mazhorancës socialiste në Kuvend për të kufizuar gazetarët dhe mediat. Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat...