Për poezinë, atdheun, dashurinë dhe gjuhën

Për poezinë, atdheun, dashurinë dhe gjuhën

Kur Lasgush Poradeci u shfaq në skenën letrare, Eqrem Çabej shpejtoi që ta jepte kumtin se shqiptarët tani e kishin poetin që do t’ia falnin letërsisë evropiane. Pothuajse ngjashëm mendonte edhe Mitrush Kuteli, por jo edhe Krist Maloki. Nga Salajdin Salihu Lasgushi, ndërkaq, besonte se vepra letrare bënte jetë autonome nga poeti, i cili nuk duhej të fliste as kur shkruhej kundër tij. “Poeti s’përgjigjet. Poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka çka thotë”. Lasgushi i ka zbuluar pikëpamjet e tij për letërsinë, dashurinë, atdheun, gjuhën e për shumëçka tjetër nëpërmjet Petraq Kolevicës, gjegjësisht librit “Lasgushi më ka thënë”  (Toena, 1999). Poeti, sipas Lasgushit, së pari shkruante poezi që ta kënaqte veten dhe pastaj merrte pjesë “në gëzimin e të tjerëve”,...