Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

Seancë maratonë, Rama prezanton të enjten programin qeverisës në parlament

Ditën e nesërme Parlamenti do të mblidhet në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë “Rama 4”. Prezantimi nga Edi Rama i programit qeverisës dhe diskutimet që do të zhvillojën deputetë pritet të zgjasin deri ditën e premte. Në program janë përfshirë edhe pikat që janë prezantuar gjatë fushatës, ku prioritet mbetet procesi i integrimit, deri tek infrastruktura, arsimi, shëndetësia, rritja e pagave apo pensionet. Programi bazohet në tre shtylla, Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme, Mirëqenie Për Të Gjithë.