Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I dehur në timon, 34-vjeçari dhunon policët që e ndaluan
Një 34-vjeçar u vu në pranga në Bulqizë pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit dhe duke kryer manovra të rrezikshme në një zonë të banuar. Sipas njoftimit zyrtar, patrulla e Komisariatit të Policisë Bulqizë konstatoi automjetin që lëvizte në mënyrë të parregullt në lagjen e vjetër të qytetit. Pas ndalimit, drejtuesi i mjetit, shtetasi Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë, iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke vërtetuar se ishte në gjendje të dehur. Në momentin kur oficerët e policisë ndërhynë për ta shoqëruar në komisariat, 34-vjeçari kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit. Menjëherë pas incidentit, ai u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë...