Vizita e Donald Trump në Britani, pritet nga Mbreti, takim edhe me kryeministrin Starmer

Vizita e Donald Trump në Britani, pritet nga Mbreti, takim edhe me kryeministrin Starmer

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur  mbrëmjen e të martës në  Mbretërinë e Bashkuar  për vizitën e dytë shtetërore. Garda e nderit priti kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe zonjën e parë Melanie  sapo ata ateruan me avionin presidencial në Stansted, afër Londrës. “Shumë gjëra këtu ma ngrohin zemrën. Ky është një vend shumë special”, tha Trump. Por një incident është shënuar pas arritjes së tij. Katër persona janë arrestuar nga policia britanike me dyshimin se kanë projektuar imazhe të  Jeffrey Epstein, të dënuar për pedofili, së bashku me Donald Trump në muret e Kështjellës Windsor. Mbreti Charles III do ta presë Trumpin në Kështjellën Windsor për një banket luksoz  ditën e sotme  para se Trump të takohet me kryeministrin Keir Starmer. Shefi i qeverisë britanike ...