Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Skema ‘XUEX’ – Nëna e kamerierit të lokalit: Ja dhashë vetë lekët djalit, s’morëm asgjë mbrapsht…
Gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online kanë dalë sot para Gjykatës në Fier, ku do të njihen me masat e sigurisë. Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë. Nëna dhe tezja e Emanuel Taullaut, në një prononcim për mediat thonë se nuk e dinin që ishte e gabuar, ndërsa e ëma shton se ia ka dhënë vetë paratë djalit. “Nuk e dinim që ishte e gabuar. Unë ja dhashë vetë lekët djalit, i thashë ‘luaj si gjithë të tjerët’. Nuk morëm asnjë lekë pas,...