Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksion në Kosovë/ Kapet gjysmë toni drogë, kontrollet zbulojnë armë dhe pushkë gjahu
Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të lënde narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, gjatë një aksioni të ndërmarrë, në një fshat të komunës së Suharekës. Sipas policisë, gjatë realizimit të veprimeve operativo-hetimore në terren, është lokalizuar një stallë ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike. Në këtë objekt janë gjetur bimë narkotike në proces tharje, të llojit marihuanë. Pas peshimit, sasia e sekuestruar rezultoi të ishte 512 kilogramë, ndërsa vlera e saj në treg vlerësohet të jetë rreth 750 mijë euro. Përveç lëndës narkotike, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe një granata-hedhës dhe një pushkë gjahu. Policia ka bërë të ditur se një person i dyshuar, i njohur për organet e rendit, ndodhet aktualisht në arrati, ndërsa hetimet janë...