Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që në Kuvend të bëhet debat pa afat për programin e qeverisë. “Kërkojmë të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është momenti i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, citohet të ketë thënë Bardhi, përcjell A2 CNN. Kërkesa e Bardhit nuk u miratua, pasi në përfundim të mbledhjes, u vendos që koha e debatit do të jetë vetëm 10 minuta për secilin folës. Gjithashtu u vendos se opozita do të ketë në dispozicion të njëjtin minutazh që do të përdorë Kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit.