Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Çdo deputet do flasë 10 minuta në Kuvend ” – Konferenca e Kryetarëve vendos rregullat
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në mbledhjen e Koferencës së Këshilltarëve është vendosur që në seancën e nesërme do të zhvillohet debat parlamentar për programin qeverisës. Secili deputet do të flasë nga 10 minuta secili. Zhvillimet erdhën pasi opozita kërkoi zhvillimin e një debati pa kufizim kohor në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike arsyetoi se prezantimi i qeverisë është një moment i rëndësishëm për vendin. Bardhi kërkoi që çdo deputet të ketë mundësinë të shprehë qëndrimin e tij pa pengesa procedurale. Kërkesa e Bardhit nuk u miratua, pasi në përfundim të mbledhjes, u vendos që koha e debatit do të jetë vetëm 10 minuta për secilin folës.