Nesër seancë maratonë/ Ja programi qeverisës që do të prezantohet në Kuvend. Deputetët 10 minuta kohë për debat

Nesër seancë maratonë/ Ja programi qeverisës që do të prezantohet në Kuvend. Deputetët 10 minuta kohë për debat

Kuvendi pritet të mblidhet nesër në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ‘Rama 4’. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa kryesocialsiti Edi Rama do të prezantojë programin qeverisës.  Gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj ka siguruar edhe programin që Rama do të prezantojë ditën e nesërme, me pika që janë prezantuar edhe gjatë fushatës, ku prioritet mbetet procesi i integrimit, deri tek infrastruktura, arsimi, shëndetësia apo pensionet.  Ndërkohë, sot u mblodh edhe Konferenca e kryetarëve për të përcaktuar axhendën e seancës. Opozita kërkoi debat pa limit kohor për programin qeverisës, por u vendos që secili nga 140 deputetët të ketë 10 minuta kohë për diskutim.  Këtu mund të gjeni programin qeverisës.