Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve të PD, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

Zbardhen detaje nga Konferenca e Kryetarëve të PD, opozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend për programin qeverisës

Në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u diskutuan modelitetet e seancës plenare që i hapin rrugë votëbesimit të qeverisë së re. Burime për gazetaren e Top Channel Elda Menga bëjnë me dije se kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkoi debat pa kufizim kohor në kuvend për programin qeverisës. “Kërkojmë që të ketë debat mbi programin qeverisës dhe prezantimin e qeverisë. Është moment i rëndësishëm dhe secili deputet duhet të ketë mundësinë e debatit”, ka thënë Bardhi.   Top Channel