Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Forumi i konektivitetit/ Spiropali: Shqipëria, vendi lider i bashkëpunimit rajonal, kampion i negociatave për anëtarësim në BE
Në Tiranë po zhvillohet edicioni i njëmbëdhjetë i Forumit të Konektivitetit ku përfaqësues nga rajoni dhe Europa po diskutojnë për ndërlidhjen, konkurrueshmërinë dhe mbrojtjen në Europën Juglindore. E pranishme në këtë format është edhe Ministrja e propozuar për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila u ndal fillimisht te ai që e quan “objektivi strategjik kombëtar”, mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi brenda vitit 2030 në BE. “Jo më larg se dje, Konferenca Ndërqeveritare vendosi hapjen e katër kapitujve të Grup-Kapitullit të Katërt të negociatave “Axhenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme”, të cilën Kryeministri Rama e vlerësoi si një tjetër gur kilometrik drejt rrugës evropiane të vendit. Hapja e 28 kapitujve në më pak se një vit janë dëshmi se...