I dehur më timon dhe bënte manovra të rrezikshme, i riu dhunon edhe policët gjatë arrestimit

I dehur më timon dhe bënte manovra të rrezikshme, i riu dhunon edhe policët gjatë arrestimit

Foto ilustruese DIBËR- Policia ka arrestuar shtetasin Xhetan Daci, pasi kryente manovra të rrezikshme me makinën e rij, dhe nga testi i alkoolit rezultoi i dehur. Gjatë momentit të arrestimit, Daci ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. NJOFTIMI I POLICISË Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme në qendër të banuar dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës; kapet dhe arrestohet 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen e vjetër të qytetit, është konstatuar nga patrulla e Policisë duke bërë manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Menjëherë është...