Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen resortin luksoz në Vlorë për 500 euro
Sipërmarrësja Ela Puka, bashkëshortja e ish-drejtorit të kompanisë publike të naftës, “Albpetrol” sha, Endri Puka, ka bërë një goditje sa spektakolare, aq edhe të mistershme financiare. Pak ditë më parë, ajo ka blerë për vetëm 500 euro (51 mijë lekë) 51 përqind të aksioneve të shoqërisë “A.T. Oricum”, me emrin tregtar “Azar Luxury Hotel”. Në foto: Kompleksi turistik “Azar Luxury Hotel”, në Vlorë Kompania, e cila deri më tani, ishte në pronësi të inxhinierit me origjinë greke, Kostantinos Muola, rezulton që të jetë kontrolluese e një kompleksi të madh dhe shumë luksoz, pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë Lungomares. Pronari i mëparshëm, Muola ka vendosur të shesë të gjithë aksionet e tij. Krahas Ela Pukës, e cila ka marrë 51 përqind të aksioneve, ortak...