Sot, Teuta- Dinamo për javën e ‘parë’, rikthehet Daja

Sot, Teuta- Dinamo për javën e ‘parë’, rikthehet Daja

U dënua në ‘Final Four’, Daja ‘paguan’ për rikthimin. Në Durrës, skuadrat të etura për pikë, pritet duel rivalizues. Axhendës së pasur futbolistike këtë fundjavë i shtohet edhe takimi i prapambetur ndërmjet Teutës dhe Dinamo Sitit e cila zhvilohet sot në orën 15:00 në “Niko Dovana” të Durrësit. Me impenjimin e Dinamos në Conference League, ky takim i javës së parë të edicionit të ri 2025/26 u shty për në fillim të shtatorit (5 shtator) ndërsa më vonë u rishty për në 17 shtator. Kësisoji, ky duel zhvillohet sot me durrsakët të cilët pas dy javëve të para ende nuk kanë marrë fitoren e parë (dy barazime). Nga ana tjetër blutë e kryeqytetit kanë një fitore dhe një humbje çka e bën këtë ndeshje mjaft...