Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli thotë se do të hapë një rrugë të re për largim nga Qyteti i Gazës
Ushtria izraelite tha se do të hapë një rrugë të re të përkohshme më 17 shtator, për t’iu mundësuar banorëve që të largohen nga Qyteti i Gazës, një ditë pasi nisi një ofensivë të madhe që synon shkatërrimin e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ushtria izraelite nisi bombardime masive në Qytetin e Gazës mëngjesin e së martës dhe çoi trupat më thellë brenda qendrës më të madhe urbane në Rripin e Gazës. Ofensiva vjen pasi një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara e akuzoi Izraelin për kryerje “të gjenocidit” në territorin palestinez, duke thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë nxitur këtë krim. Të mërkurën, ushtria izraelite tha...