Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni, transportohet drejt Traumës
                            Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, shtetasi O. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se në gjendje depresioni, është vetëhedhur nga kati i dytë i një pallati. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel