Rutte pret Ramën në Bruksel: Keni bërë shumë për Ukrainën. Shqipëria mund të mbështetet tek NATO

Rutte pret Ramën në Bruksel: Keni bërë shumë për Ukrainën. Shqipëria mund të mbështetet tek NATO

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Shefi i NATO vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar. “Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë suaj. Ju jeni shumë i gjatë (i drejtohet Ramës),Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria tek NATO.“, tha Rutte. Top Channel