Mosfunksionimi i gjëndrave paratiroide: Cilat janë simptomat për ta njohur atë?

Mosfunksionimi i gjëndrave paratiroide: Cilat janë simptomat për ta njohur atë?

Në trupin e njeriut zakonisht gjenden katër gjëndra paratiroide, të vendosura pas gjëndrës tiroide. Megjithëse të vogla vetëm 3-5 mm, roli i tyre në rregullimin e metabolizmit të kalciumit është thelbësor, shkruan Dr. Tijana Dangubić, endokrinologe, për Stethoscope. Gjëndrat paratiroide sekretojnë hormonin paratiroid (PTH), i cili ndihmon në lirimin e kalciumit nga kockat, rrit përthithjen e tij në zorrë dhe rikthimin në veshka, si dhe nxit largimin e fosfatit nga organizmi. Në këtë mënyrë, ato ruajnë ekuilibrin e kalciumit dhe fosfatit në trup. Sipas Dr. Dangubić, çrregullimet e gjëndrave paratiroide janë të vështira për t’u zbuluar, pasi shpesh nuk japin simptoma të qarta. Diagnoza kërkon analiza laboratorike, ultratinguj ose shintigrafi. Ndër simptomat që mund të shfaqen tek hiperkalcemia janë gurët në veshka, lodhja, depresioni, dhimbjet...