Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kapet me produkte ushqimore pa faturë, kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet 53-vjeçari në Kukës
Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke kaluar ilegalisht kufirin me një automjet me produkte ushqimore pa faturë. Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar automjetin dhe produktet. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin 53-vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të...