Korrupsioni në burgun e Lushnjes, pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori

Korrupsioni në burgun e Lushnjes, pezullohen nga detyra drejtori dhe nëndrejtori

Pas publikimit të një videoje mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës, Irekli Leka, shfaqet duke marrë para në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë. Po ashtu është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion. Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve: Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve...