Rama me Sekretarin e NATO-s: Do ndërtojmë portin e ri ushtarak! Rutte: Shqipëria aleat i palëkundur

Rama me Sekretarin e NATO-s: Do ndërtojmë portin e ri ushtarak! Rutte: Shqipëria aleat i palëkundur

Edi Rama dhe Mark Rutte BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Bruksel një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u mbajt në selinë e aleancës. Diskutimi u fokusua te roli i Shqipërisë në NATO, mbështetja për Ukrainën, si dhe projektet e ardhshme për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Rutte vlerësoi kontributin e vendit tonë në Aleancë dhe theksoi se Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen. “Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon industrinë e saj të mbrojtjes, përfshirë edhe përmes ndërmarrjes shtetërore, çka është e rëndësishme sepse na duhet një bazë industriale e mbrojtjes më e fortë në të gjithë NATO-n. Ju po ndihmoni...