Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            E zuri pema poshtë, humb jetën 79-vjeçari në Tropojë
                            Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bjeshkën e Pojanës, në Tropojë, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën pasi mbi të ra një pemë gjatë prerjes. Sipas policisë, një 39-vjeçar, i cili ishte duke prerë dru, dyshohet se ka shkaktuar aksidentalisht rrëzimin e pemës që përplasi të moshuarin. Ky i fundit u transportua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia.