Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Hap një fabrikë leshi dhe prit fatura”! Si Ervis Çela i investonte paratë e drogës në Shqipëri, roli i Soni Pepës
TIRANË-Zbardhen detaje të reja nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine për në vendet e Bashkimit Europian. Në përgjimet që ka siguruar SPAK përmes rrjeteve ku anëtarët e grupit komunikonin, flitet për shuma të mëdha monetare, të cilat arrijnë deri në disa në miliona euro. Në bisedat në Sky ECC, publikuar nga 'Në Shënjestër' rezulton se një nga planet për të justifikuar hyrjen e parave ishte hapja e një “fabrike leshi” dhe përdorimi i faturave fiktive. Konkretisht Ervis Çela i sugjeronte vëllait të tij, Albin Çelës, që të krijonte një biznes tekstili/leshi dhe të përgatitej për të nxjerrë fatura që të legalizonin kursimet e mëdha që dyshohet se vinin nga aktivitetet...