Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, sot hapet gara për kreun e ri të SPAK
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme pritet që të hapet ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00. Pika e parë e rendit të ditës pas miratimir të procesverbalit të mbledhjes është pikërisht shpallja e vendit vakant për drejtues së SPAK. Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Ai do të vijojë të jetë prokuror pranë kësaj strukture edhe pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues. Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9-vjeçar.