U merrte para të burgosurve për leje, përjashtohet nga radhët e policisë Irakli Leka! Pezullohen nga puna drejtori e nëndrejtori i burgut në Lushnje

U merrte para të burgosurve për leje, përjashtohet nga radhët e policisë Irakli Leka! Pezullohen nga puna drejtori e nëndrejtori i burgut në Lushnje

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka përjashtuar na radhët e policisë shefin e regjimit të brendshëm në Lushnjë, Irakli Leka, pasi merrte para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit.  Gjithashtu në reagimin zyrtar, është bërë me dije se janë pezulluar nga puna drejtori dhe nëndrejtori i burgut të Lushnjës.  “Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.  Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e...