Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedia në Alpe/ I mbuluar në gjak mes shkëmbinjve, nxirret nga humnera trupi i pajetë i turistit hiolandez
Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë zonën turistike të Alpeve Shqiptare,ku një turist holandez humbi jetën pasi ra në një humnerë në shtegun malor mes Thethit dhe Valbonës, konkretisht në zonën e Qafës së Valbonës. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së djeshme dhe sipas raportimeve paraprake, viktima ishte pjesë e një grupi turistësh që po udhëtonin pa guidë të organizuar. Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Sipas policisë, telefonata alarmuese mbërriti rreth orës 19:00, ku u raportua se turisti kishte rrëshqitur nga një shkëmb dhe kishte rënë humnerë në një zonë të thepisur të shtegut malor. Nisur nga serioziteti i situatës, menjëherë u mobilizuan forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e kërkim-shpëtimit malor,...